Tel Avivi ushton nga thirrjet e protestuesve: Të dorëhiqet qeveria Netanyahu

  • A.P /
  • 11 February 2024 - 11:49
Tel Avivi ushton nga thirrjet e protestuesve: Të dorëhiqet qeveria Netanyahu

Tel Avivi ushtoi të shtunën që lamë pas nga thirrjet e mijërave njerëzve të cilët kërkonin lirimin e pengjeve nga Hamasi në Rripin e Gazës, si dhe dorëheqjen e qeverisë Netanyahu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Familjarët e izraelitëve të cilët mbahen peng nga Hamasi kanë akuzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu për pengimin e negociatave për të arritur një marrëveshje që mund t’i kthejë të afërmit e tyre në shtëpi.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve.

Qindra protestues bllokuan rrugët kryesore të qytetit dhe të paktën shtatë u arrestuan nga policia.

(Kosova Sot Online)