Cameron: I shqetësuar për mundësinë e një sulmi izraelit në Rafah

  • A.P /
  • 11 February 2024 - 16:21
Cameron: I shqetësuar për mundësinë e një sulmi izraelit në Rafah

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga një sulm ei mundshëm ushtarak izraelite në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ku janë strehuar refugjatët palestinezë dhe bëri thirrje për një armëpushim në luftime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Thellësisht i shqetësuar për mundësinë e një ofensive ushtarake në Rafah. Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës është strehuar në zonë”,- shkruan ai në rrjetin social “X”.

“Prioritet duhet të jetë një pauzë e menjëhershme në luftime për të lejuar mbërritjen e ndihmës dhe largimin e pengjeve, dhe më pas të vazhdohet drejt një armëpushimi të qëndrueshëm dhe të përhershëm”.

Në Rafah, në kufirin me Egjiptin, vlerësohet se më shumë se gjysma e 2.3 milionë njerëzve që jetojnë në Gaza janë të strehuar si pasojë e luftës.

Izraeli këmbëngul në nevojën për të ndërhyrë në Rafah, të cilin e konsideron bastionin e fundit të Hamasit.

(Kosova Sot Online)