Moti sot në Kosovë me vranësira, priten edhe reshje shiu

  • E.K /
  • 12 February 2024 - 08:00
Moti sot në Kosovë me vranësira, priten edhe reshje shiu

Moti sot në Kosovë parashikohet që të jetë me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, sidomos në orët e mëngjesit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Reshjet në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.

(Kosova Sot Online)