Konfirmohet vdekja tragjike e kirurgut të QKUK- së

  • E.K /
  • 12 February 2024 - 08:10
Konfirmohet vdekja tragjike e kirurgut të QKUK- së

Dje ka vdekur Kirurgu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Halil Tanaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar një nga kolegët e tij, Enver Fekaj që është edhe drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale.

“Një lajm trondites, shokues e tepër i trishtë vdekja tragjike e kolegut tonë dr. Halil Tanaj! Një humbje e madhe për Kosovën. Një humbje shumë e madhe për shëndetësinë e Kosovës. Një humbje e përmasave të jashtëzakonshme për Kliniken e Kirurgjisë Abdominale. Ngushëllime familjes Tanaj, shokëve, miqve dhe kolegëve! Zoti e mëshiroftë në Parajsë”, ka shkruar ai në Facebook.

Më parë disa media kanë raportuar se Tanaj ka vdekur pasi “e zuri rryma në banesën e tij”.

(Kosova Sot Online)