Albin Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të takohet me zyrtarë të institucioneve

  • E.K /
  • 12 February 2024 - 10:48
Albin Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të takohet me zyrtarë të institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, ai atje do të qëndrojë për një ditë dhe do të zhvillojë takime me zyrtarë të institucioneve.

Krahas këtyre takimeve, Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’.

(Kosova Sot Online)