Tranzicioni për heqjen e dinarit, Albin Kurti: Qeveria nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë kësaj periudhe

  • E.K /
  • 12 February 2024 - 11:58
Tranzicioni për heqjen e dinarit, Albin Kurti: Qeveria  nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë kësaj periudhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës s’do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit në heqjen nga përdorimi të dinarit serb, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti bëri thirrje që edhe “shtyllat tjera” ta mbajnë këtë qëndrim.

“Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe u bën thirrje shtyllave të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim”, shkroi ai.

“Jemi duke punuar për informacione më të plota, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim”, shtoi kryeministri.

(Kosova Sot Online)