Kryeministri grek në Beograd : Qëndrimi ynë s’ka ndryshuar, dialogu rruga e vetme

  • S.A /
  • 12 February 2024 - 12:34
Kryeministri grek në Beograd : Qëndrimi ynë s’ka ndryshuar, dialogu rruga e vetme

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka riktheksuar se qëndrimi i Greqisë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar. Këto komente ai i bëri në Beograd ku po qëndron për vizitë zyrtare. Atje ai u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe pas takimit me të, Mitsotakis theksoi se dialogu siç e quan ai mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte temë diskutimi, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Presidenti, Vuçiq, më njoftoi për dialogun me Prishtinën. Ju e dini që qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, dhe ne besojmë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy palëve. Kjo, do t’i ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme , stabilitetin në rajon që është qëllimi për të gjithë ne.” ,theksoi Mitsotakis.

Mitsotakis, shtoi se “me shqetësim po i përcjellim zhvillimet e muajve të fundit”. Kurse shtoi se integrimi i krejt Ballkanit Perëndimor në BE, është synim strategjik i republikës helene.

Kryeministri grek shtoi tutje se Greqia e mbështet fuqishëm Serbinë në rrugën e saj evropiane dhe se çështjen e zgjerimit evropian e ka diskutuar shumë herë në Bruksel, sepse, siç tha ai, ka një të ardhme evropiane për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online )