Tahiri: Në sektorin publik paga mesatare duhet të jetë 1000 euro

  • E.K /
  • 12 February 2024 - 13:15
Tahiri: Në sektorin publik paga mesatare duhet të jetë 1000 euro

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në mbledhjen e kryesisë nuk janë trajtuar tema jetike, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Më 14 shkurt 2021 ka qenë dita kur fitoi Vetëvendosje. Të enjten kur edhe kemi seancë, hyjmë në vitin e katërt të kësaj qeverie. Janë disa tema jetike për AAK-në të cilat do t’i ngrisim përmes 3 iniciativave”, tha Tahiri duke përmendur ato.

Tahiri tha se AAK do të merret me pagat në sektorin publik, duke shtuar se paga mesatare duhet të jetë 1000 euro.

Tutje, Tahiri tha se një drejtor nuk guxon ta ketë rrogën nër 1000.

“Kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për ligjin e Sigurimeve Shëndetësore. Mos e bë Zot me iu sëmurë dikujt prindi apo fëmija, krejt kursimet duhet me i shkri, me hy në borxh për shërimin. Paga në sektorin publik – Me ligjin e Pagave dhe ka të bëjë me iniciativën tonë që e kemi nisur javën e kaluar, për Amandamentimin e Ligjit të Pagave. Mendojmë që në sektorin publik paga mesatare duhet të jetë 1000 euro, një drejtor nuk guxon me pas rrogën nër 1000. Dhe me Ligjin për Pagën Minimale në sektorin privat dhe në momentin kur kjo iniciativë të përfundojë atëherë të veprojmë me Amandementimin e Ligjit për Pagën Minimale”, tha Tahiri.

(Kosova Sot Online)