Ministri Vitia për vdekjen e kirurgut Tanaj: Nuk mund të përshkruhet hidhërimi për këtë humbje të madhe

  • E.K /
  • 12 February 2024 - 14:16
Ministri Vitia për vdekjen e kirurgut Tanaj: Nuk mund të përshkruhet hidhërimi për këtë humbje të madhe

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë një postim prekës për vdekjen e kirurgut Halil Tanaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai e përshkruan doktorin e ndjerë si profesionist, humanist dhe kirurg i shquar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Nuk mund të përshkruhet hidhërimi për këtë humbje të madhe e të parakohshme. Dr. Halil Tanaj, ishte mbi të gjitha njeriu i urtë e punëtori që e manifeston profesionalizmin për të mbërritur më të mirën. Me punën e tij mjekoi pa rreshtur mijëra pacientë. Mjeku që do të mbetët në kujtimet e pacientëve të tij, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve me plot mirësi. Shembulli i punës së tij u bëftë udhëzues për kolegët e rinj”, ka shkruar Vitia.

(Kosova Sot Online)