Kurti: Serbia e ka shkelur marrëveshjen e arritur para një viti

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 17:52
Kurti: Serbia e ka shkelur marrëveshjen e arritur para një viti

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se e ka të vështirë të procedojë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe kur Serbia nuk po pranon ta nënshkruajë marrëveshjen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti tha në një intervistë për mediumin amerikan, Bloomberg se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e arritur para një viti dhe aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër në mars të vitit të kaluar.

“Kështu që për mua është shumë e vështirë të procedoj më tej kur ata nuk e nënshkruajnë marrëveshjen, nuk e respektojnë dhe në fund dërgojnë një letër ku thonë se nuk e respektojnë më”, tha ai.

Marrëveshja konsiderohet si ligjërisht obligative nga bashlësia ndërkombëtare, e cila e sheh si çështje urgjente themelimin e Asociacionit.

(Kosova Sot Online)