Zbulohen mallra të kontrabanduara në Prizren

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 19:29
Zbulohen mallra të kontrabanduara në Prizren

Sot, në Prizren, Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës kanë organizuar ndalesa rrugore me qëllim të identifikimit të automjeteve të dyshimta si dhe potencialisht mallra të kontrabanduara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me këtë rast, është ndaluar një automjet transportues që transportonte mall pa dokumentacion dhe që dyshohet se është kontrabanduar në Kosovë. Konkretisht, bëhet fjalë për tekstil-veshmbathje në sasi prej 1,160 artikujve me vlerë rreth 13,000 euro. Këto mallra po ashtu shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale duke qenë marka të falsifikuara. Tē gjitha mallrat jane konfiskuar derisa ndaj personave pergjegjes ēshte inicuar procedura kundēvajtese.

Njësitet e Doganës së Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar dhe ndaluar veprimtarinë e paligjshme të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të vendit tonë

(Kosova Sot Online)