KFOR e vlerëson si paqësore protestën në Mitrovicën e Veriut

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 19:37
KFOR e vlerëson si paqësore protestën në Mitrovicën e Veriut

Kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme në zonat e banuara me shumicë serbe, disa grupe qytetarësh serbë protestuan të hënën në Mitrovicën e Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mbikeqyrjen e kësaj proteste e ka bërë edhe Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it.

Në një postim në Facebook, KFOR e ka vlerësuar si paqësore këtë protestë, duke potencuar se:

“KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët ne koordinohemi rregullisht”, thuhet në njoftim.

KFOR-i rithekson se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, “për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes”.


(Kosova Sot Online)