Miller: SHBA-ja po përdor mjete bindjeje për të bërë presion ndaj Izraelit

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 19:50
Miller: SHBA-ja po përdor mjete bindjeje për të bërë presion ndaj Izraelit

Departamenti Amerikan i Shtetit po zhvillon aktualisht një konferencë për shtyp dhe zëdhënësi Matthew Miller po i përgjigjet pyetjeve nëse SHBA është e motivuar të tërheqë fondet dhe armët amerikane për Izraelin në mënyrë që të ushtrojë presion mbi shtetin për të reduktuar ofensivën e tij ushtarake në Gaza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në pyetjen e gazetarëve, Miller ka thënë se SHBA-ja po përdor mjete bindjeje për të bërë presion ndaj Izraelit, por tregoi se ato mjete nuk përfshijnë kërcënimin e frenimit të fondeve dhe ndihmës ushtarake.

Miller po fokusohet në komentet publike që vijnë nga udhëheqja amerikane, e udhëhequr nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili ka ngritur kritikat e tij në ditët e fundit për shkatërrimin e dhunshëm të Izraelit në Gaza.

“Kur SHBA-ja ngrihet dhe thotë diçka publike, kjo ka rëndësi,” tha Miller, raporton The Guardian.

“Ne e kemi parë qeverinë e Izraelit t’i përgjigjet asaj, jo gjithmonë ashtu siç duam ose në shkallën që duam ne”, shtoi ai.

Miller tha se SHBA-ja nuk ka “një shkop magjik” për të rregulluar problemet ndërkombëtare dhe për të ndikuar në politikë.

(Kosova Sot Online)