Latifi jep detaje për atentatin e planifikuar për vrajsen e Kadri Veselit

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 21:44
Latifi jep detaje për atentatin e planifikuar për vrajsen e Kadri Veselit

Analisti Blerim Latifi për herë të parë ka zbuluar se si ishte planifikuar atentat ndaj ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili në atë kohë po qëndronte për pushime në bregdetin kroat, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se për atentatin e planifikuar ishin njoftuar nga shërbimi sekret i Kroacisë.

“Në vitin 2015 kam qenë në zyre të Kryetarit të Kuvendit, kryetari ka qenë në pushime në bregdetin kroat dhe na ka thirrë shërbimi sekret përmes institucioneve tona i Kroacisë, që ne kemi informacione se ka mu bë atentat kundër tij. Por e kemi një vështirësi nuk mundemi me identifiku kush”, tha Latifi në Pressing.

“Tani ai ka lëvizë me anije nga Kroacia ka kalu në Itali, në vitin 2015 ka qenë verë”, tha ai.

“Janë alarmu 4-*5 shërbime, shërbimi italian e ka identifiku ku është e ka përcjellë në Tiranë shërbimi i Shqipërisë. Por kryetari ka dashtë mos me u publiku kurrë kjo punë”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)