Hill: SHBA ka qenë shumë e qartë lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 09:13
Hill: SHBA ka qenë shumë e qartë lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha se qeveria amerikane ishte shumë e qartë për shqetësimet e saj rreth vendimit për ndalimin e dinarit në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në Uashington, ku mori pjesë në një pritje me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, Hill, i pyetur nga për çështjen e dinarit. Ai tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje se çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë, por se duhet të ketë përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe do të shohim pjesën tjetër”, tha Hill.

(Kosova Sot Online)