Ferizaj: I maskuar dhe nën kërcënimin e armës, hajni vjedh në një zyrë 4.600 euro

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 09:23
Ferizaj: I maskuar dhe nën kërcënimin e armës, hajni vjedh në një zyrë 4.600 euro

Një grabitje ka ndodhur dje në një zyrë në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një femër ka raportuar se derisa ishte duke punuar, në zyrë është futur një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka grabitur rreth 4 mijë e 600 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“GRABITJE

Rr. Brahim Ademi, Ferizaj 12.02.2024 - 13:55. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në zyrë është futur një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka grabitur rreth 4600€ para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)