Malishevë: Nëna rrah vajzën e saj të mitur, arrestohet por më pas lirohet

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 10:14
Malishevë: Nëna rrah vajzën e saj të mitur, arrestohet por më pas lirohet

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në Malishevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar një grua në Malishevë, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj e mitur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Malishevë 12.02.2024 – 15:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj viktimës femër kosovare e mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)