Theren me thikë dy persona në Prizren

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 11:42
Theren me thikë dy persona në Prizren

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit pasi dyshohet se janë therur me thikë nga një person tjetër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Prizren.

Tutje, bëhet e ditur se viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi që dyshohet se janë therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)