Gërvalla: Kurti është i mençur, i vendosur, është tepër i saktë në kërkesat që i nevojiten këtij vendi

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 13:22
Gërvalla: Kurti është i mençur, i vendosur, është tepër i saktë në kërkesat që i nevojiten këtij vendi

Shefja e diplomacisë kosovare dhe drejtuesja e partisë “GUXO”, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur për raportin që ka me kryeministrin Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla tutje ka thënë se bashkimi i Kurtit me Vjosa Osmanin ka qenë çelësi i fitores së 14 shkurtit.

“Bashkimi i Vjosa Osmani dhe Albini Kurtit ka qenë çelësi i fitores, prandaj dhe diskutohet kaq shumë, kush me kënd foli, a u idhnun a s’u idhnun. Jo ia dha dorën e pa në sy, jo s’e pa në sy. Fakti që kemi kalu nga përçarjet totale të së kaluarës të bartësve të institucioneve, kemi arritë aty që më na shiku a po e shohim njëri-tjetrin në sy tregon që kemi një unitet të jashtëzakonshëm”, ka thënë Gërvalla.

Sipas kryediplomates, Kurti jo vetëm që është i mençur dhe i vendosur, por edhe shumë i saktë në kërkesat që i nevojiten Kosovës.

“Unë s’mendoj që është çështje simpatie. Është çështje respektit të ndërsjellët. E kam fatin, për dallim nga qytetarët, që të jem shpesh në takimet që ai zhvillon. Dhe nga njëher s’mund ta ndali veten sa jam krenare që ndodhem në atë dhomë. Jo vetëm që është i mençur, jo vetëm që është i vendosur, por është tepër tepër i saktë në kërkesat që i nevojiten këtij vendi. Jam shumë e bindur që ky kryeministër asnjëherë nuk luan me fatin e vendit. S’luan as më ato nuancat e vogla në mes temave të mëdha dhe temave të vogla.”, ka thënë Gërvalla për Istogu Chanel.

(Kosova Sot Online)