Rohde: Kosova dhe Serbia me qasje humbëse, po i kënaqin audiencat lokale

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 14:13
Rohde: Kosova dhe Serbia me qasje humbëse, po i kënaqin audiencat lokale

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar se këtë të premte fillon Konferenca e Sigurisë në Mynih, me tematikë për dinamikën “humbje-humbje” në politikën ndërkombëtare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rohde ka pyetur se a nuk i përshtatet kjo dinamikë situatës aktuale sa i përket raportit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Tema e këtij viti: Dinamika humb-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që shohim aktualisht midis Kosovës dhe Serbisë. Që të dyja deri tani po e kënaqin audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si BE-ja”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)