Zemaj takohet me Admiralin Rob Bauer: Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 15:01
Zemaj takohet me Admiralin Rob Bauer: Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it

Ambasadori, Astrit Zemaj, Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n është takuar me admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zemaj ka thënë se Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it ndër vite, dhe në veçanti “për punën e përbashkët për të qenë partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin”.

Postimi i plotë:

I nderuar me pritjen e veçantë sot në Komitetin Ushtarak të NATO-s dhe për takimin e frytshëm të punës me Admiralin, Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (Chair of the Military Committee - NATO).

Admirali CMC Bauer është autoriteti më i lartë ushtarak i NATO-s dhe njekohësisht edhe Këshilltar Ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe i Këshillit të Atlantikut të Veriut-NAC.

Vendi ynë është mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it ndër vite, dhe në veçanti për punën e përbashkët për të qenë partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin.

Vazhdojmë të vendosur për të ardhmen tonë euroatlantike dhe te forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)