Ja kush e lavdëron Moskën dhe presidentin rus nëpër samite botërore

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 15:36
Ja kush e lavdëron Moskën dhe presidentin rus nëpër samite botërore

Gazetari amerikan kontrovers që e intervistoi para pak ditësh Putnin tashmë është me mision të ri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Tucker Carlson vazhdoi turneun e .tij të lëvdatave ndaj Putinit edhe në Dubai.

Derisa e gjithë bota është kundër luftës që presidenti rus poe bën në Ukrainë dhe tentativat e tij për destabilizimin e Ballkanit, gazetari kontrovers amerikan është nisur me mision për paraqitjen e një ane tjetër të Putinit dhe Moskës.

 Në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai ai tha se presidenti rus dëshiron “paqe” dhe se Moska është “shumë më e bukur dhe më e sigurt” se çdo qytet amerikan.

 

Sikur të fliste në emër të Vladimir Putinit, Carlson pohoi se lideri rus është i gatshëm të bëjë kompromis për çështjen e Ukrainës pasi ka folur “joformalisht” me të në Kremlin.

Tucker, kujtojmë, e pyeti Putinin javën e kaluar në një intervistë të madhe – në të cilën Putin kontrollonte narrativën dhe bëri një sërë pretendimesh për pushtimin e tij në Ukrainë.

Carlson u kritikua nga liderët botërorë për të qenë një ‘kukull’ gjatë bisedimeve dhe për tradhtinë e vendit të tij dhe audiencës duke dështuar në kryerjen e një ekzaminimi rigoroz.

Tani, gjatë një fjalimi në Dubai të hënën, Tucker tha se Moska është ‘shumë më e bukur’ se çdo qytet në Shtetet e Bashkuara.

“Çfarë ishte tronditëse për mua në Moskë, një qytet ku nuk kisha qenë kurrë. Qyteti më i madh në Evropë, 13 milionë banorë. Është shumë më i bukur se çdo qytet në vendin tim. Nuk e kisha idenë. Është shumë më i pastër, më i sigurt dhe më i bukur, estetikisht. Arkitektura, ushqimi dhe shërbimi i tij, më i mirë se çdo qytet në Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo nuk është ideologjike”.

Carlson gjithashtu i tha turmës në Emiratet e Bashkuara Arabe se sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më pak nxitje ka Putini për të arritur një marrëveshje me Ukrainën.

“Para së gjithash, Putini dëshiron të dalë nga kjo luftë. Potenciali industrial i Rusisë është shumë më i madh nga sa mendonim. Është mjaft e lehtë për Rusinë të prodhojë raketa, raketa dhe predha artilerie, ndërsa NATO-ja jo.’ 

(Kosova Sot Online)