Haxhiu jep detaje nga takimi me homologun e saj nga Danimarka

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 16:42
Haxhiu jep detaje nga takimi me homologun e saj nga Danimarka

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim homologun e saj nga Danimarka, Peter Hummelgaard, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim të bërë në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se me të ka diskutuar për rëndësinë e ratifikimit të Marrëveshjes së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan.

Haxhiu ka thënë se për shkak të bllokimit të marrëveshjeve ndërkombëtare ka mbetuar pa u ratifikuar.

Ajo ka bërë të ditur se në seanëcn e së enjtes, 15 shkurt, marrëveshja do të diskutohet dhe do të votohet nga deputetët.

Ministrja Haxhiu priti në takim ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës  [🇽🇰] [🇩🇰]

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim në ministrinë e Drejtësisë, homologun danez, Peter Hummelgaard.

Gjatë takimit u diskutua rreth rëndësisë së ratifikimit të Marrëveshjes mes Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan. Që nga muaji korrik, për shkak të bllokimit me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, kjo marrëveshje ka mbetur pa u ratifikuar.

Në anën tjetër, ministrja Haxhiu ka njoftuar ministrin Hummelgaard se Shërbimi Korrektues i Kosovës veçse ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike per adoptimin e hapësirave banuese si dhe rekrutimin e stafit shtesë.

Në seancën plenare të datës 15 shkurt, marrëveshja do të diskutohet dhe votohen nga deputetët. Ministria e Drejtësisë, mbetet e përkushtuar për ta fuqizuar bashkëpunimin me shtete mike si Mbretëria e Danimarkës.

(Kosova Sot Online)