Flet nëna e 27-vjeçares pasi vajza e saj vrau veten

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 19:05
Flet nëna e 27-vjeçares pasi vajza e saj vrau veten

Nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini,  e cila vrau veten pas publikimit të fotove intime në Tik Tok, në një rrëfim  “Me zemër të hapur”  ka deklaruar se kërkon të zbardhet e vërteta, pasi vajza e saj nuk e bënte kurrë një gjë të tillë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tregon se vajza e saj ishte një tip i mbyllur, dhe se herë pas here ka pasur probleme me bashkëshortin, por se gjithçka është zgjidhur dhe ajo e ka falur dhunën për shkak të fëmijës.

“Kërkoj të dalë e vërteta. Kurrë nuk e bënte një gjë të tillë. Ajo nuk ka qenë në hotel, ka qenë duke punuar. Ajo nuk dilte, ishte tip i mbyllur. Dilte me motrën ose djalin. Nuk dilte kurrë veten. Nuk e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele.

Si çdo çift ato kishin probleme, i thash eja qetësohu se keni një fëmijë të vogël. Shkova e mora në Kosovë. Ka qenë xheloze për burrin. I thash ai ka fëmijë me ty. Edhe djali më tha ta marrim motrën të qetësohet.

Më parë kanë pasur konflikte, vajza bëri denoncim, por vajza e Sibelës kërkonte të atin dhe vajza e fali për hir të fëmijës. Edhe bashkëshorti i kërkoi falje”, tha ajo.

Nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini ka rrëfyer mes të tjerash edhe momentet e fundit të jetës të së bijës.

Ajo ka treguar se e bija i ka lënë vëllait amanet të bijën dhe pasi ka shtrënguar dorën e motrës ka ndërruar jetë.

“Dhomën ku jetoj e kam përhohësisht, pronari i shtëpisë më tha pastroje dhomën se ka lagështirë që ta lyejmë e të kaloni tek shtëpia. Sibela më tha mami hyr lahu se je e lodhur dhe shtriu.

E vuri vajzën ën gjumë, i tha motrës po dal të pi një cigare. Kur vajza e pa që po vonohej doli në sallon, në atë kohë erdhi po vinte djali. Sibela nuk kishte ngrënë bukë sepse kishte thënë do presim vëllanë.

Djali nxori kokën nga dritarja dhe bërtiti mami e ka shtypur makina Sibelën. Djali nuk e dinte dhe kapi për fyti shoferin e fugonit sepse mendoi se e shtypi ai. Vajza ishte ende gjallë.

E dërguan në spital, i tha të vëllait amanet Ambrën. I shtrëngoi dorën motrës dhe dha shpirt”, ka treguar ajo.

(Kosova Sot Online)