Detaje nga orteku në Brezovicë ku vdiq një person

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 19:38
Detaje nga orteku në Brezovicë ku vdiq një person

Vdekjen e një shtetase të huaj në Brezovicë nga orteku e  ka konfirmuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimt “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve”, thuhet në njoftim

“Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë  e kan lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku. Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht. Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj”. Vazhdon njoftimi.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka apeluar të gjithë që t ëkenë kujdes gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare.

“Keni kujdes të shtuar gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare të skijimit,ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë,kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla”, thuhet në njoftim. 


(Kosova Sot Online)