Ja sa biznese falimentuan gjatë 2023-ës në Kosovë

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 20:33
Ja sa biznese falimentuan gjatë 2023-ës në Kosovë

Gjatë vitit 2023 janë shuar rreth 1500 biznese në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ndonëse Administrata Tatimore e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka mbyllur veprimtarinë e vetëm 20 bizneseve, pasi që nuk mund të çregjistrohet asnjë biznes pa i kryer obligimet dhe detyrimet ndaj Administratës Tatimore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mungesa e politikave zhvillimore dhe qasja e kufizuar në financa, vlerësohen disa nga barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha bizneset dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribuues në falimentimin e shumë prej tyre.

Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thonë se gjatë periudhës janar-nëntor 2023, numri i bizneseve të regjistruara është 10 mijë e 790, ndërsa 1 mijë e 497 janë mbyllur.

MINT-i potencon se trendi i hapjes dhe mbylljes së bizneseve është i ngjashëm me atë të vitit 2022.

(Kosova Sot Online)