Ky shtet amerikan e njeh zyrtarisht 17 shkurtin si 'Ditën e Pavarësisë së Kosovës'

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 23:00
 Ky shtet amerikan e njeh zyrtarisht 17 shkurtin si 'Ditën e Pavarësisë së Kosovës'

Shteti i Iowas e ka njohur edhe zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në SHBA , transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e postuar në X, Ambasada ka falënderuar Guvernatorin Kim Reynolds dhe Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate për këtë vendim.

“Kjo deklaratë është një dëshmi e vërtetë e miqësisë dhe partneritetit të thellë që gëzojnë Kosova dhe Iowa”.

“Faleminderit që festuat Ditën e Pavarësisë me ne dhe për angazhimin, dashurinë dhe mbështetjen tuaj të palëkundur gjatë rrugës”, ka thënë Ambasada në njoftim.

Tutje, thuhet se që nga viti 2013, “partneriteti ynë vetëm është forcuar, nga partneriteti i Gardës Kombëtare të Iowa-s deri te marrëdhëniet e Qytetit si Motër me nëntë komuna e më gjerë”.

“Jemi të lumtur që shohim bashkëpunimin tonë të lulëzojë në akademi, kulturë dhe mes njerëzve tanë”.

Kosova më 17 shkurt feston 16 vjetorin e pavarësisë.

(Kosova Sot Online)