Vranët dhe me riga shiu sot në Kosovë

  • E.K /
  • 14 February 2024 - 07:45
Vranët dhe me riga shiu sot në Kosovë

Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, priten reshje të pakta lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 11 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-53 km/h.

(Kosova Sot Online)