Grenell reagon pas fjalëve të ashpra të O’Brien ndaj Kurtit

  • E.K /
  • 14 February 2024 - 07:53
Grenell reagon pas fjalëve të ashpra të O’Brien ndaj Kurtit

Richard Grenell, ish-emisar i ish- Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është gëzuar mesazhit të ashpër të Jim O’Brien ndaj Kryeministrit Kurti për çështjen e dinarit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Grenell, Administrata e Biden më në fund po e ndjek politikën e Administratës së Trump ndaj Albin Kurtit.

“Ekipi Biden “më në fund” po e ndjek politikën e administratës së Trump ndaj Albin Kurtit të Kosovës me 3 vjet me vonesë”.

(Kosova Sot Online)