Vazhdon sot seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

  • E.K /
  • 14 February 2024 - 08:04
Vazhdon sot seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare, ku në rend dite do të jenë katër pika, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në rend dite, është edhe votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu në rend dite është zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës.

(Kosova Sot Online)