Rahoveci subvencionon edhe shpenzimet e varrimit

  • E.K /
  • 14 February 2024 - 08:12
Rahoveci subvencionon edhe shpenzimet e varrimit

Përveç subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, kjo komunë tashmë mbulon edhe shpenzimet e varrimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, tha se kjo iniciativë bëhet në bashkëpunim me Bashkësinë Islame, ku secila familje përfiton nga 220 euro kur ka raste të vdekjes.

“Ne i subvencionojmë edhe shpenzimet e varrimit. Përmes Bashkësisë Islame, secila familje përfiton nga 220 euro kur ka raste të vdekjes. Ne e respektojmë atë familje që ka humbur anëtarin e vet, ne duam t’i japim fuqi e përparësi”, deklaroi Latifi.

(Kosova Sot Online)