E kanosi se do ta vras vëllain e tij, arrestohet një burrë në Gjilan

  • E.K /
  • 14 February 2024 - 09:27
E kanosi se do ta vras vëllain e tij, arrestohet një burrë në Gjilan

Një burrë në Gjilan është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, si dhe ka kanosur me vrasje vëllain e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa, policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Gjilan 10.02.2024 – 13:30. Më 13.02.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllain e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë, në mbikëqyrje të policisë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)