Qeveria miraton nismën për njohjen dhe konvertimin e patent-shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

  • E.K /
  • 14 February 2024 - 11:31
Qeveria miraton nismën për njohjen dhe konvertimin e patent-shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e një memorandumi të mirëkuptimit për “njohje reciproke dhe konvertim të patentë shoferëve ndërmjet Qeverisë se Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se me anë të kësaj marrëveshjeve synojnë të krijojnë “procedura efektive që qytetarët tanë që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe të kenë mundësi që patent-shoferin e Republikës së Kosovës ta zëvendësojnë me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anasjelltas”.

(Kosova Sot Online)