Alarmon Kamberi: Numri i nxënësve në Luginë ka rënë

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 17:50
Alarmon Kamberi: Numri i nxënësve në Luginë ka rënë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se në 20 vjetët e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës, është një rënie marramendëse prej 58 për qind, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kamberi ka shkruar në X se kjo është alarmuese dhe sipas tij, është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria me diskriminim aktiv.

“Në 20 vitet e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës, është një rënie marramendëse prej 58% – më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Alarmuese! Ky është rezultat i një pakice të shpërfillur qëllimisht nga qeveria me diskriminim aktiv”, ka shkruar Kamberi në X.

(Kosova Sot Online)