Murati: Pensionistët serbë që i paguan Kosova nesër i marrin paratë

  • A P /
  • 14 February 2024 - 20:39
Murati: Pensionistët serbë që i paguan Kosova nesër i marrin paratë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shkruar në platformën “X”, të mërkurën, ku ka thënë se nesër pensionistëve serbë do të iu dalin pensionet në llogaritë e tyre bankare.

Më tutje, ai ka thënë se të njëjtat llogari mund të përdoren për të marrë ndihmë nga Serbia.

Por, Murati ka shtuar se Beogradi dëshiron të vazhdojë transferimet e parave të pagjurmueshme.

"Nesër të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do ta marrin pensionin nga Thesari i Kosovës në llogarinë e tyre bankare, ashtu siç bëjnë çdo muaji me datë 15. Të njëjtat llogari mund të përdoren për të marrë ndihmë nga Serbia. Por Beogradi dëshiron të vazhdojë transferimet e parave të pagjurmueshme”, ka shkruar Murati.

(Kosova Sot Online)