Bastisen katër lokacione në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 22:37
Bastisen katër lokacione në veri të Kosovës

Lidhur për thirrjet për rezistencë katër lokacione janë bastisur në veri të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Veton Elshani nga Policia Rajonale e Mitrovicës Veriore tha se lidhur me këtë rast janë ndaluar dy persona dhe një tjetër ndodhet në kërkim.

“Sot gjatë orëve të pasditës në Mitrovicën Veriore i kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë”, tha Elashani..

Ai tha se bëhet fjalë për personat “G.K. (1978) dhe D.S.(1971)”.

“Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera, njëri në ndërkohë u lirua në procedurë të rregullt”, tha Elshani.

(Kosova Sot Online)