Moti sot në Kosovë, mëngjesi i acartë por dita me diell

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 07:44
Moti sot në Kosovë, mëngjesi i acartë por dita me diell

Sot në Kosovë moti në Kosovë do të jetë me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, mëngjesi do të jetë i acartë.

“Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, me shpejtësi prej 10-33 km/h”, thotë Meteo Kosova.

“Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C”.

(Kosova Sot Online)