Vushtrri: Një grua dhunohet nga ish-bashkëshorti, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 09:03
Vushtrri: Një grua dhunohet nga ish-bashkëshorti, arrestohet i dyshuari

Një grua në Vushtrri ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj,përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri 12.02.2024. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)