Musliu-Shoshi: Mora një sulm personal nga Besnik Bislimi

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 11:44
 Musliu-Shoshi: Mora një sulm personal nga Besnik Bislimi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka akuzuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për “sulm personal” me akuza të ulëta në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ndërsa ka thënë se nuk është e vërtetë që deputetëve iu shpalosën dokumente konfidenciale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëvendëskryeministri ku po raportonte për dialogun, përfundoi pas vetëm një ore.

Musliu-Shoshi ka thënë se Bislimi e lëshoi mbledhjen pasi disa pyetjeve që ajo i bëri.

Deputetja e PDK-së ka thënë se Bislimi lëshoi akuza të “nivelit profesor-student”.

“Mora një sulm personal, i cili nuk është aspak për t’u vlerësuar. Por, nëse zëvendëskryeministri e vlerëson atëherë ato sulme personale mund edhe t’i bëj publike, pasi vlerësoj se jam faqebardhë në çdo aspekt. Ishin akuza të nivelit profesor-student gjoja se jam kapur në plagjiaturë në kohën sa kam qenë studente në AUK, por kjo nuk qëndron pasi kam qenë studente me A-ja dhe kam qenë bursiste”.

“Këto të dhëna janë lehtë të qasshme dhe më vjen keq për nivelin akademik dhe atë që përfaqëson Bislimi, kemi ardhur në pikën ku në vend se të raportojë për atë çka po ndodh dhe rrugën që po ndjek në dialog, shteti jonë në kohën kur nuk e kemi asnjë aleat të vetëm, lëshohet në një nivel kaq të ulët me mua dhe deputetët e tjerë”, ka thënë ajo para gazetarëve pas mbledhjes”.

(Kosova Sot Online)