Tetë orë në Shqipëri, Blinken ka ateruar në Rinas

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 11:54
Tetë orë në Shqipëri, Blinken ka ateruar në Rinas

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken nis vizitën tetorëshe në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Blinken pritet të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

(Kosova Sot Online)