PDK-ja dhe LDK-ja kundër Vetting-ut, akuzojnë pushtetin për ndikim politik në gjyqësor

  • S.A /
  • 15 February 2024 - 12:02
PDK-ja dhe LDK-ja  kundër Vetting-ut, akuzojnë pushtetin për ndikim politik në gjyqësor

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar procesin e Vettingut i cili tani është në proces para Kuvendit të Kosovës. Ai në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ka mungesë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Si GP kemi kërkuar që ky proces të bartet nga Kuvendi sepse duhen ndryshime kushtetuese. Duhet proces më transparent që do të përmirësonte procesin gjyqësor, bashkë me deputetët e PDK-së kemi pasur vërejtjet tona në kuadër të këtij draftimi që i është dërguar Kushtetueses. Kur flasim për integritetin e cenueshëm – me çka duhet të mate-? Me të drejtë Kushtetuesja na dha të drejtë neve dhe kjo pikë është larguar”, u shpreh Tahiri.

Sa i përket pasurisë së pajustifikueshme, Tahiri tha se “bëhet fjalë kur prokurorët dhe gjyqtarët kanë pasuri të pajustifikueshme”.

“Ky proces është i rëndësishëm. Gjyqësori vazhdon të jetë i cenueshëm, për shkak të mospërkrahjes politike. Fatkeqësisht nuk e kemi mbërritur as nivelin e gjyqtarëve”, u shpreh ai.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, kritikoi pushtetin për përfshirje në gjyqësor.

“Në vazhdimësi është parë një tendencë në ndikimin politik, është përfshirë edhe deri në amandamente kushtetuese. Konceptet e tilla, janë abstrakte dhe absurde. Ka hapësirë për abuzim”, u shpreh Gashi.

Ky ndikim politik, tha Gashi, ka qenë i vazhdueshëm nga pushteti, si në ligjin për Këshillin Prokurorial si çdo tjetër.

Gashi tha se në përmbajtje, janë antikushtetuese të gjitha vendimet që po i merr.

“Ideja që të kemi një sistem efikas të drejtësisë, në të gjitha hallkat e saj, ne kemi propozuar të bëhet një sistem i monitorimit të mbarëvajtjes”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online )