Lajçak i priti OJQ’të serbe, Kamberi tregon se i ka kërkuar vazhdimish takim por nuk ka marrur asnjë përgjigje pozitive

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 14:01
Lajçak i priti  OJQ’të serbe, Kamberi tregon se i ka kërkuar  vazhdimish takim por nuk ka marrur asnjë përgjigje pozitive

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamber,  thotë se ka kërkuar vazhdimisht një takim me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kamberi është shprehur se fatkeqësisht, nuk ka asnjë përgjigje pozitive nga Lajçak apo ekipi i tij.

Krejt kjo pasi sipas tij, Lajçak takohet me serbët në Kosovë, por nuk vepron njëjtë me shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Derisa Lajçak po takohet me serbët nga Kosova, unë si deputet që përfaqësoj rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi, kam kërkuar vazhdimisht një takim për të diskutuar çështjet e diskriminimit, nga shpërbërja e deri tek pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi. Fatkeqësisht, nuk ka asnjë përgjigje pozitive nga Lajçak apo ekipi i tij”, ka shkruar Kamberi.

(Kosova Sot Online)