Deputetja e LDK-së: 14 dështimet e Qeverisë Kurti 2 me depresion politik dhe ekonomik

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 14:32
Deputetja e LDK-së: 14 dështimet e Qeverisë Kurti 2 me depresion politik dhe ekonomik

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka radhitur dështimet e Qeverisë Kurti, derisa thotë se 14 shkurti mban vulën e dështimit në shumë fusha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dështime, skandale, tendera, shuarje e rritje të çmimeve janë disa nga gjërat që i përmend deputetja.

Shkrimi i plotë:

14 Shkurti mban vulën e dështimit në ekonomi, ndërmarrësi, tregti e industri

14 dështimet e Qeverisë Kurti 2, me depresion politik dhe ekonomik:

Dështim në sjelljen e investitorëve të huaj dhe nga mërgata;

Dështim në sigurim të energjisë elektrike në vitin e parë të qeverisjes;

Skandali me rezervat shtetërore;

Skandali në KEK;

Nepotizëm e militantizëm partiak në punësim;

Tenderë njëburimorë me negociim;

Shuarje enorme e bizneseve;

Rritje e importit të tregtisë nga Serbia dhe ngecje për import nga Shqipëria;

Politika të pafavorshme për masat ndaj rritjes së çmimit të artikujve dhe shërbimeve për çdo gjë;

Rritje dy herë e çmimit të energjisë elektrike;

Subvencionim në energji solare dhe energjetikë pa kritere;

Mungesë mbështetjeje për ndërmarrjet e vogla e të mesme sa do të duhej;

Asnjë politikë që nxitë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;

Mosfaturim i energjisë elektrike në Veri, humbje e sovranitetit energjetik me Elektroseverin e Serbisë, ndonëse thonin do ta bënin vetëm pas 6 muajsh..

(Kosova Sot Online)