Ja kush thotë: Nuk jam optimiste se liderët e Kosovës dhe Serbisë duan zgjidhje në dialogun

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 21:39
Ja kush thotë: Nuk jam optimiste se liderët e Kosovës dhe Serbisë duan zgjidhje në dialogun

Ish-zëvendës shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Jennifer Brush, ka thënë se nuk është optimiste se liderët e Kosovës dhe Serbisë duan zgjidhje në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nuk e kam aspak të qartë se palët janë të interesuara për një zgjidhje. Të mos harrojmë se (presidenti serb Aleksandër) Vuçiç ka qenë zëdhënës i (Sllobodan) Millosheviç-it. Ai dëshiron që Kosova të mbetet ashtu siç është. Nëse shikoni shtypin në gjuhën serbe, Kosova është pjesë e ‘botës serbe’ (duket se ‘bota serbe’ e ka burimin në ideologjinë nacionaliste serbe, qëllimi i së cilës është krijimi i një shteti serb me përfshirjen e të gjithë serbëve në Ballkan)”, ka thënë Brush..

(Kosova Sot Online)