Deliu: Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje duhet të shkojë në shtëpi sa më parë

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 19:55
Deliu: Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje duhet të shkojë në shtëpi sa më parë

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra duke komentuar deklaratën e O’Brien, ka deklaruar se këto qortime nuk vijnë si rrjedhojë e një gabimi të Qeverisë së Kosovës, por si rezultat i një qëndrimi tashmë zyrtar qeveritar, që sipas saj, shkon kundër interesave të shtetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, duhet të shkojë në shtëpi sa më parë.

Sipas saj, Kosova nuk e ka luksin që të luajë me këto raporte.

“Tani, nëse Ndihmës-Sekretarit Amerikan i Shtetit, James O’Brien, është detyruar që publikisht të bëjë një deklaratë të tillë qortuese ndaj Qeverisë së Kosovës, paramendoni se sa shumë është dashur që ky Kryeministër dhe ky pushtet ta prishë punën. Pra, këto qortime nuk vijnë si rrjedhojë e një gabimi të Qeverisë së Kosovës, por si rezultat i një qëndrimi tashmë zyrtar qeveritar, që shkon kundër interesave të shtetit të Kosovës fillimisht, e pastaj edhe kundër raporteve me miqtë tanë. Prandaj ne themi që kjo Qeveri, një ditë e më parë, duhet të shkoj në shtëpi. Kosova nuk e ka luksin të luaj me këto raporte, të cilat janë ndërtuar me shumë mund. Përtej kësaj, sot, qytetarët e Kosovës jetojnë më keq se para tri viteve, derisa shteti ynë nuk ka bërë asnjë hap përpara në rrugën e integrimeve euro-atlantike”, tha Deliu Kodra, sipas sinjalit.

(Kosova Sot Online)