Një nënë nga ky vend i Kosovës e lajmëron djalin në polici, thotë se po e rrah nusen e tij

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 15:50
Një nënë nga ky vend i Kosovës e lajmëron djalin në polici, thotë se po e rrah nusen e tij

Raportohet se në fshatin Damjan të Gjakovës, një grua e ka denoncuar në polici djalin e saj, e për të cilin tha se po ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se është marrë edhe dëshmia e 28-vjeçares, e cila ka mbështetur denoncimin e vjehrrës, duke thënë se bashkëshorti ushtron dhunë psikike dhe fizike.

Si rezultat i denoncimit, 33-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

(Kosova Sot Online)