Ankohet qytetari pasi hajnat ia vjedhin veturën në oborrin e shtëpisë

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 16:24
Ankohet qytetari pasi hajnat ia vjedhin veturën në oborrin e shtëpisë

Në fshatin Gllavicë të Lipjanit,  persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një veturë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

52-vjeçari  ka denoncuar rastin në polici, ku ka bërë me dije se hajnat ia kanë vjedhur veturën e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’.

(Kosova Sot Online)