Hovenier: Përkushtimi i SHBA-së për popullin e Kosovës është i fuqishëm

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 16:43
Hovenier: Përkushtimi i SHBA-së për popullin e Kosovës është i fuqishëm

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka shprehur shqetësimin e thellë të SHBA-së sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos e shtyrë vendimin për dinarin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier në fjalën e tij ka thënë se tashmë çështja e dinarit dhe mos dëgjueshmëria e Qeverisë Kurti ka ndikuar tek kualiteti i raporteve në mes të dy shteteve.

Ai duke folur për këtë acarim të marrëdhënieve, ka përmendur faktin se Kosova të shtunën do të festojë përvjetorin e pavarësisë. Hovenier ka thënë se pret të jetë i pranishëm në festimin që do të bëhet, megjithatë thotë se një gjë e tillë do të shërbejë për të nënvizuar se sa problematike është situata aktualisht, kur Kosova dhe SHBA-ja duke se s’po punojnë në partneritet.

Hovenier ka thënë se si ambasador dëshiron të shmangë situata të tilla

“Përkushtimi i SHBA-së për popullin e Kosovës është i fuqishëm siç ka qenë gjithmonë. Derisa presim të festojmë të shtunën përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mezi pres të jem i pranishëm për ta festuar atë që është arritur së bashku. Por kjo do të shërbejë vetëm për të nënvizuar deri diku se sa i mundimshëm është ky moment që qeveritë tona nuk duket se po punojnë në partneritet me njëra-tjetrën. Kështu që unë dua të shmang gjëra të tilla”, ka thënë Hovenier.


(Kosova Sot Online)