Sherifi: Kursi konfrontues i Kurtit me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në duhet të ndalet

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 17:35
Sherifi: Kursi konfrontues i Kurtit me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në duhet të ndalet

Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokrate ka thënë se kursi konfrontues i kryeministrit, Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian duhet të ndalet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Sherifit, ky kurs është i rrezikshëm dhe sjellë pasoja jo vetëm për politikanët por edhe për vetë shtetin e Kosovës.

“Ekziston një rrezik i madh që ky kurs i madh, ky kurs konfrontues me SHBA dhe BE-në, sidomos me SHBA-në ta shndërroje Republikën e Kosovës si rezultat i politikave të Albin Kurit në Republikë të Titanikut. Një fundosje, ne këtë  fundosje do të fundosmi të gjithë. Nuk mund askush, e më pak popujt e vegjës të fitojnë as një betejë nëse aleatët nuk i kanë pas vetes. Nuk e kemi mundur as ta çlirojmë vendin, rezultat, meritë deri në heqjeje të kapelës deri ën rënë në gjunjë të atyre që kanë dhënë jetën, që kanë dhënë gjymtyrët.

Por, nuk mund ashtu siç nuk mundën vetë ta fitojmë më gjithë ato sakrifica që bën dhe nuk arritëm ta çlirojmë vetë. Ashtu pa mbështetjen e tyre nuk mundëm të shpallim Pavarësinë. Nuk do të mund as Albini Kurti. Nuk mundet të përfundojë konsolidim e shtetit edhe ën veri të vendit pa mbështetja e aleatëve.

Ky kurs është është jashtëzakonisht i rrezikshëm, duhet të ndalet menjëherë. Sepse nuk ka asnjëherë askush ne botë pasoja vetëm për politikanët, pasoja i bart shteti”, ka thënë Sherifi.

(Kosova Sot Online)