Rama: Pa SHBA-në sot s’do të kishte shtet të pavarur të Kosovës

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 18:08
Rama: Pa SHBA-në sot s’do të kishte shtet të pavarur të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me Sekretarin Amerikan Antony Blinken ka thënë se në takimin që kanë pasur kanë biseduar edhe për rajonin dhe në mënyrë specifike për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se kanë ndarë pikëpamje të njëjta dhe se është në interes të Shqipërisë që rajoni të ecë përpara.

“Kemi folur për rajonin. Kemi ndarë të njëjtat pikë pamje të njëjtat shqetësime. Shqipëria ka dorë të lirë të miqësisë për të gjithë shtetet e rajonit. Jemi të interesuar që rajoni të ecë përpara. Është në interes tonin që ta shikojmë bashkimin me Evropën si pjesë të pandarë të bashkimit të këtij rajoni”, ka thënë Rama.

Ai tutje ka thënë se Shqipëria vazhdon të nxis dialogun e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë si diçka të pazëvendësueshëm.

“Vazhdojmë të nxisim dialogun e pazvëndësuar me asgjë tjetër në mes të Kosovës dhe Serbisë.

SHAB kanë qenë dhe mbeten aleatë”, ka shtuar tutje Rama.

Ai ka thënë se pa SHBA-në sot s’do të kishte shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-së për Kosovën dhe Shqipërinë s’është interes i dorës s ëdytë.

Kryeministri i Shqipëris i ka bërë thirrje Kosovës që të përparojë në përmbushjen e detyrimeve në dialog, qoftë duke i përmbushur ato edhe njëanshëm.

“Pa SHBA s’do të kishte shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-së në këtë rajon dhe specifikisht interesi i SHBA-së për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe në Kosovës, s’është interes i dorës së dytë dhe s’është interes i ndarë nga ai i yni për një të ardhme paqësore.

Jemi të keqardhur sa hërë shohim hapa mbrapa dhe pa diskutim që jemi të vetëdijshëm për vështirësinë  këtij dialogu. Jemi të vetëdijshëm për dhimbjen e plagëve. Jemi të vetëdijshëm edhe për raste si ai i sulmit terrorist të Banjskës, se Serbia s’e ndihmon gjithmonë si duhet procesin. Por në radhë të parë, shqiptarët e Kosovës dhe gjithë ne, duhet të jemi të vetëdijshëm që është në interesin e Kosovës që të përparojë edhe unilateralisht në përmbushjen e kërkesave të dialogut”, ka thënë Rama.

S’janë kërkesa shtrënguese as kërkesa që Kosova të lëshojë as 1 milimetër nga sovrnaiteti.

Janë kërkesa që e ngrejn lartë Kosovën si repbulikë që meriton gjithë respektin dhe besimin e aleatëve, pa të cilët, e ardhmja bëhet më e largët”, ka potencuar Rama.

Ai ka prositur Kosovën që të mos e bëj as edhe një hap pa u koordinuar me aleatët. Rama ka thënë se nga veprimet e pa koordinuara mund të fitohen disa vota sot, por s’mund të fitohet e ardhmja.

“Të mos bëjnë asnjë hap të pa konsultuar dhe të pakoordinuar me aleatët strategjik. Është në radhë të parë në interesin e tyre dhe në interesin e alenacës tonë. Nga veprimet e pa koordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme, por nuk fitohet e ardhmja”, ka potencuar Rama.

(Kosova Sot Online)